Connect with us

Lajme

Teuta Arifi fajëson qytetarët për papërgjegjësi për shkak të hedhjes së mbeturinave

Publikuar

më

Në profilin e Facebook-ut të kryetares Teuta Arifi gjatë kësaj fundjave vendosen shumë fotografi dhe statuse se po grumbullohen mbeturinat e hedhura, ndërsa për situatën e tillë u akuzuan qytetarët.

Sot janë vendosur fotografi nga lokacioni para varrezave ortodokse se janë grumbulluar mbeturinat, ndërsa për dje është theksuar se janë grumbulluar mbeturina nga 42 lokacione përgjatë qytetit. Njëherësh është theksuar se nëse qytetarët shohin tendencë për krijimin e deponive të vogla, të ndajnë informacione dhe fotografi te Komuna.

“Hedhurina edhe në varreza? Po. Pastrojmë varrezat dhe pjesët qendrore në qytet. T’i mbrëmë i hudhe me papërgjegjësi, dikush sot duhet ta pastrojë”, thuhet në shkrimin e Teuta Arifit në Fejsbuk.

Për këto shkrime reagoi edhe sektori joqeveritar duke theksuar se pushteti lokal është i papërgjegjshëm duke pasur parasysh atë që qytetarët aspak nuk kanë ku t’i hudhin mbeturinat siç është lokacioni te varrezat ortodokse dhe shumë vende të tjera në qytet.

“Kryetarja e papërgjegjshme akuzon qytetarët për papërgjegjshmëri. Në disa raste, qytetarët ankohen se një deponi ilegale po krijohet në varrezat ortodokse, si në shumë vende të tjera rreth qytetit, por deri më komuna nuk ka pasur vullnet të mjaftueshëm për të reaguar. Sot ato plehra janë pastruar, dhe në profilin e Teuta Arifit, në shqip dje dhe sot, qytetarët akuzohen se janë të papërgjegjshëm. Është lehtë ta hudhësh fajin, por është e nevojshme të merren masa që do të parandalojnë dukuri të tilla. Qyteti nuk ka vende të mjaftueshme për grumbullimin e plehrave, dhe aty ku ka, numri i kontejnerëve është i pamjaftueshëm për të mbledhur të gjitha mbeturinat e krijuara. Komuna dështoi dhe nuk iu përgjigj kësaj sfide, kështu që është më e lehtë për të akuzojnë qytetarët si të papërgjegjshëm”, tha Arianit Xhaferi nga Eko Guerilla.

Për këto shkrime reagoi edhe Aleanca për Shqiptarët.

“Zonja Arifi, tetovarët nuk janë njerëz të pistë siç po i quani, po ju nuk keni haber si udhëhiqet një komunë. Nuk ju duhet matematikan në kabinet, por të paktën keni një këshilltar që di të numërojë. Deponitë krijohen sepse nuk ka kontejnerë të mjaftueshëm. Leni pak ndërtesat, bizneset dhe Daka Davidoviçin e Jellakut dhe kujtoni punonjësit e NKP, të cilët i leni pa rroga me muaj të tërë. S’ka nevojë të ju informojnë qytetarët, është puna juaj të dini ku ka deponi. Sa për informatë deponi ka në çdo cep. Këtë do t’a dinit sikur të kalonit ndonjëherë nëpër mëhallat e qytetit dhe jo vetëm një herë në katër vite kur ju duhen vota”, thuhet në kumtesën e partisë.

Te varrezat ortodokse ku krijohet mini deponi më pare kishte një kontejner të madh i cili grumbullonte pesë tonë mbeturina. Shërbimet komunale e hoqën kontejnerit, nuk vendosën tjetër, nuk vendosën lloj tjetër të enëve për hudhjen e mbeturinave dhe vendosën shenjë se ndalohet hudhja e mbeturinave./TV21

.

Shqipëri27 minutes ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme1 hour ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni3 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri3 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme4 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni5 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri6 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë7 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme7 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme7 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme7 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

Lajme7 hours ago

Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK