Connect with us

Lajme

Tetovë, rritet numri i të infektuarve shkaku i mos respektimit të masave, 111 në oksigjen

Publikuar

Spitali i Tetovës ka vënë në shërbim gjithë personelin në përballjen e frikshme me Covid 19 që vetëm brenda më pak se 24 orë ka marrë 7 viktima she shumë të tjerë të infektuar shkaku i mosrespektimit të masave shkruan Tetovasot. Situata është më tepër dramatike nga çfarë raportohet në ndërkohë që nga Spitali i Tetovës thonë se për momentin më oksigjen janë 111,pacientë dhe një numër shumë i madh i të tyre që janë mbi 200 janë të shtruar në Reparte të caktuara dhe po marrin poashtu trajtim të caktuar. Për momentin Spitali i Tetovës po trajton pacientë më shumë se çdo spital tjetër në mbarë vendin përcjellë Tetovasot.

Spitali i Tetovës bën thirrje tek të gjithë qytetarët për distancë dhe kujdesje maksimale me këtë virus vrasës. Shkak i rritjes së madhe të numrit të të infektuarve nuk është vetëm mbajtja e ahengjeve por edhe mos respektimi i masave.
Brenda 24 orëve ka patur 15 kërkesa për trajtim spitalor dhe 192 kontrolle të ambulantës.Tetovasot

NA NDIQ NË FACEBOOK