Lajme
Të ngujuar prej vitesh në kampin e Sirisë, mbërrijnë në Shqipëri pesë gra dhe 14 fëmijë

Pesë gra dhe 14 fëmijë kanë mbërritur në Shqipëri pasi kishin vite që jetonin në kampet e Sirisë.
Ata u nisën nga Bejruti me një avion të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”.
Ishte vetë kryeministri Edi Rama që i priti së bashku me ministrin e brendshëm, Bledi Cuci./Top Channel/
.




















