Lajme
Taravari, Bekim Sali dhe Zudi Koka takojnë Arsovskën

Kandidatja e pavarur, Danela Arsovska për kryetare e qytetit të Shkupit, këtë mëngjes u takua me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin, Zudi Kokën dhe kandidatin për kryetar të komunës së Çairit nga Alternativa, Bekim Sali.
Me këtë takim le të nënkuptohet se Arsovska edhe zyrtarisht do të marrë mbështetjen edhe të opozitës shqiptare në Shkup.
“Takim konstruktiv me Arben Taravarin, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, mjek dhe kryetar aktual i Gostivarit dhe Bekim Sali, kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga Alternativa. Ne diskutojmë idetë dhe zgjidhjet për Shkupin për programin e ri për qytetin. Së bashku arritëm në përfundimin se zgjedhjet cilësore dhe efikase janë të nevojshme për Shkupin dhe banorët e Shkupit – ka shkruar Arsovska në profilin e saj në Facebook.











