Connect with us

Lajme

Strehimi i afganëve nis në Durrës, të tjerët do të shkojnë në Qytetin Studenti, Lezhë dhe Berat

Publikuar

më

Udhëtimi i 121 afganëve të parë drejt Tiranës ishte me një ndalesë në Tbilisi.

Ata në Kabul u bënë dëshmitarë të sulmeve kamikaze në afërsi të aeroportit të Hamit Karzai, ku humbën jetën mbi 70 persona.

Vetëm dy orë më pas nisën udhëtimin drejt një vendi të sigurtë duke braktisur atdheun ku u rritën dhe u përpoqën ta kthejnë në një vend demokratik.

Pas kontrolleve mjekësore në tendat e tranazhit, marrjes të dhënave personale nga autoritetet e Kufirit dhe Emigracionit, me eskortë policie të ndarë në tre grupe u nisën drejt Durrësit.

Këto janë momentet e para të mbërritjes në një prej hoteleve në zonën e Pishave të Buta në Golem, të cilat duhet të na bëjnë krenar pasi këtyre njerëzve u është shpëtuar jeta, ndërsa fëmijët e tyre nuk do ta përjetojnë errësirën dhe vuajtjet që kanë nisur të mbjellin Talibanët.

Të ardhurit e tjerë pjesë e 4000 afganëve që Shqipëria është dakordësuar të marrë do të akomodohen në Qytetin Studenti në Tiranë si dhe Lezhë e Berat.

E gjithë zona ku janë akomoduar të ardhurit e parë nga Afganistani, është nën ruajtjen e forcave të ndërhyrjes së shpejt të Durrësit. Kontaktet e tyre përveç ato me autoritetet shqiptare do të jenë të kufizuara. Ky resort pas meje për javët mbase shumë muaj në vazhdim, do të jetë shtëpia e tyre e re deri sa të procesohen aplikimet për vizën e posaçme amerikane SIV./T Ch/

.

Maqedoni54 minutes ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri1 hour ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme2 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni3 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri4 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme5 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni6 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri7 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme8 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni9 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri10 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme11 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

NA NDIQ NË FACEBOOK