Kosovë
Strehimi i afganëve në Kosovë, deklarohet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Afganistan, duke thënë se shpreson që të ketë sa më pak viktima ditëve në vijim.
Kurti në një konferencë për media, deklaroi se ka një muaj që kanë zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për strehimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Qytetarët kudo në botë jo vetëm që e meritojnë por edhe iu takon demokracia, liritë dhe të drejtat, dhe ne shpresojmë dhe urojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit. Në anën tjetër, ka një muaj që Qeveria e Kosovës është në kontakt me SHBA-në, për të përgatitur në aspektin organizativ, strehimin dhe mbrojtjen e një numri refugjatëve të Afganistanit. Ne jemi shtet serioz, këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe më shumë suksese, pasi çështja e tyre është e dhimbshme dhe ndjeshme e sigurisë”, deklaroi Kurti.
Kryeministri tha se është ministri i Punëve të Brendshme dhe shefi i stafit në Kryeministri, në krye të ekipit që po bëjnë bisedime me aleatët e SHBA-së.




















