Connect with us

Lajme

Sot nis Festa e Birrës, policia e Korçës shton masat e sigurisë

Publikuar

më

Ditën e sotme në qytetin e Korçës do të nisë eventi më i madh veror në Shqipëri, Festa e Birrës.

Eventi fillon prej orës 18:00 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë për 5 netë me radhë, e do të organizohet tek Terminali i ri i autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës. Festa do të ketë skenë edhe tek Pazari i Vjetër. Veç artistëve shqiptarë, pjesëmarrës do të jenë DJ dhe grupet më të njohura muzikore në Shqipëri dhe jo vetëm.

Të gjitha grupet dhe këngëtarët do të performojnë live në të 5-ta netët e festës, në të dy skenat të cilat presin si çdo vit vizitorë jo vetëm shqiptar por edhe nga vende të ndryshme të botës.

Policia ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Ndërkaq, policia njofton se bllokimi i akseve rrugore do të fillojë që prej orës 16:30 deri në orën 03:30, , nga kryqëzimi i fshatit Çiflig deri tek kryqëzimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Korçë; nga stadiumi “Skënderbeu” deri tek ASHK Korçë dhe nga kryqëzimi i ASHK Korçë, deri tek rrethrrotullimi i Voskopojës./TCh

.

Maqedoni11 minutes ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni19 minutes ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë47 minutes ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme49 minutes ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme1 hour ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme1 hour ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

Shqipëri1 hour ago

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e protestës së 29 Nëntorit: Deri tani 12 të lënduar, 6 te Trauma, mes tyre edhe efektivë!

Lajme2 hours ago

Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!

Lajme3 hours ago

Imer Selmani: Provimi i jurisprudencës dhe licencat në shqip avancojnë përdorimin e shqipes në institucione

Maqedoni4 hours ago

Uji në Strugë shtrenjtohet deri në 5 denarë për metër kub, ndërsa kufizimet gjatë natës vazhdojnë

Shqipëri4 hours ago

Protesta e 28 Nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike dhe komunikimeve në radio të policisë

Kosovë5 hours ago

Pas reshjeve të borës, ministri Basha u bën thirrje shoferëve: Shmangni udhëtimet e panevojshme!

NA NDIQ NË FACEBOOK