Lajme
Si u përgatit Korça për Goran Bregoviqin? (VIDEO)

Rruga tek terminali i autobusëve në Korçë, pasdite u mbyllë për qarkullim.
Edhe afër saj, në perimetrin që është i rrethuar për Festivalin e Birrës, forcat e rendit janë mobilizuar.
Këtu gjatë ditës u bënë përgatitjet finale, për koncertin me të përfolur të javëve të fundit, që mbyllë organizimin pesë ditorë.
Për performancën e së dielës, të interesuarit blenë biletat në pikat e shitjes në qytet. Por, nga organizatorët nuk u bë e ditur se sa sosh janë shitur.
Sidoqoftë, ato u blenë edhe nga banorë lokalë, por edhe nga zona tjera të Shqipërisë, që presin ta shohin për here të parë artistin 71 vjeçar.
Kundër koncertit të artistit të lindur në Bosnje, nuk janë as ata që s’do ta përcjellin nga afër atë.
Që nga zyrtarizimi i pjesëmarrjes së Bregoviqit, në Korçë janë mbajtur disa protesta për kundërshtimin e ardhjes së tij.
Mirëpo, në lidhje me organizimin dhe këto kundërshtime, nuk deshën të prononcoheshin për Klanin nga Bashkia e këtij qyteti.
Festivali i Birrës nisi më 18 gusht, derisa për pesë ditë rresht performuan artistë të ndryshëm, por asnjë nga Kosova, meqë të gjithë që ishin ftuar e anuluan pjesëmarrjen pikërisht për shkak të pranisë së këngëtarit nga Serbia.
.




















