Connect with us

Lajme

Shqiptarja që jetoi tre vite në Kabul: “Afganistani sot është si Shqipëria e ’97-s”

Publikuar

Kjo është Denalda Kuzumi e cila për tre vite ka jetuar dhe punuar në Kabul.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ajo tregon për jetën në Afganistan dhe bashkëpunimin me vendasit përkrahës të një rendi të ri demokratik që nuk u mundësua.

“Më kanë ndodhur gjëra shumë të bukura atje, por ka qenë prezent elementi i frikës dhe sigurisë që ka qenë prezent duke qenë se unë kam punuar për një projekt të qeverisë amerikane USAID. Është një miks ndjesish. Mund t’u them se momentalisht ka shumë debat për këtë çështje momente të bukura për mua ka patur plot nga Afganistani dhe nga njohja me njerëzit dhe bashkëpunimi. Unë nuk kam jetuar në “Green Zone” por në një zonë të mbrojtur mirë nga sigurim privat”.

Denalda tregon se është kontakt me ish bashkëpunëtorët e saj afgan të cilët ndodhet në pamundësi për të blerë ushqime apo shkuar në bankë e tërhequr kursimet e tyre për të jetuar.

“Njerëzit që janë në Kabul apo qytete të tjera janë të shqetësuar. Disa presin që të tërhiqen nga Ambasada Amerikane. Kujtoni nëse dikush ka qenë jashtë në vitin 1997 çfarë ankthi ka patur për familjet e tyre dhe shumëzojeni këtë me 100. Sigurisht që kemi eupati për këtë e kemi përjetuar vetë. Mund të them se afganët janë shumë të aftë me një botëkuptim dhe inteligjencë e cila ka lidhje me mbijetesën më shumë se çdo gjë për arsye të kontekstit atje. Por unë mendoj që afganët janë njerëz shumë inteligjentë dhe nëqoftëse sistemi arrin ti akomodojë, kudo që të jenë, ashtu siç e shoh unë nga eksperienca personale patjetër ata arrin të adaptohen”.

Përballë furisë së komenteve të tipit, afganët që do të vinë në Shqipëri janë të dhunshëm dhe do të cenojnë sigurinë kombëtare, Denalda ka një mendim krejt ndryshe.

“Nuk e shikoj shumë problematike këtë por sigurisht duhet të trajtohet me kujdes dhe mendoj që instancat që po merren do ta trajtojnë me kujdes dhe mënyra se si njerëzit do tu përqasen do të kuptohen e kjo do të bëj që asnjë gjë e keqe do të ndodhi. Unë mendoj se e keqa absolute tek ata njerëz është ajo e keqe delute që e ka secili prej nesh brenda”./Topchannel/

Shqipëri46 minutes ago

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

Lajme2 hours ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri4 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme5 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni6 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri6 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme7 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni8 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri8 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme9 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë9 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme9 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

NA NDIQ NË FACEBOOK