Connect with us

Lajme

Shqipëri: 40 raste të reja dhe 21 të shëruar gjatë 24 orëve nga COVID-19

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 568 mostra të marra.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 21 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë shënuar 133 mijë e 121 raste pozitive, janë shëruar 130 mijë e 243 pacientë nga COVID-19, 2 mijë e 457 kanë humbur betejën me koronavirusin dhe vazhdojnë të mbesin edhe 421 raste aktive.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK