Lajme
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni/ Hapen linja telefonike për ndihmë psikologjike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të situatës me zjarret në vend, ndërsa Kryqi i Kuq u bënri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë të parë psikologjike të drejtohen në SOS linjat e hapura telefonike.
“Çdokush që ndihet i kërcënuar dhe i shqetësuar nga zjarret mund të adresojë, të bëjë pyetje dhe të marrë përgjigje dhe këshilla për përballimin me sukses të situatës që kërcënon mirëqenien dhe krijon ndjenjë personale dhe kolektive të pasigurisë”, thonë nga Kryqi i Kuq.
Rajoni i Shkupit-071 / 367-909, 071 / 367-981 dhe 071 / 379-119
Rajoni i Pellagonisë – (Manastir, Demir Hisar, Krushevë, Prilep, Resnjë) 047 / 236-019 dhe 070 / 791-770
Rajoni Jugperëndimor dhe Pollog – (Gostivar, Tetovë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër) 072 / 239-051 dhe 072 / 239-077
Rajoni Lindor, Verilindor dhe Juglindor (Shtip, Koçan, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Probistip, Kratovë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Strumicë, Gjevgjeli, Valandovë, Radovish)
071 / 426-660 dhe 071 / 426-633.
Rajoni i Vardarit (Veles, Negotinë, Sveti Nikoll[, Gradsko, Çashkë, Kavadar, Lozovo, Rosoman, Demir Kapija) 075 / 294-036, 071 / 274-229 dhe 043/231537.














