Lajme
Shokuese/ Ndërmarrja komunale e Sarajit i hedh mbeturinat në lumin Treska

Pamje shokuese janë shpërndarë në rrjet nga gazetari maqedonas, Sashe Ivanovski.
Kamioni i mbeturinave, për të cilin gazetari thotë se është i Ndërmarrjes Komunale të Komunës së Sarajit, i hedh mbeturinat e grumbulluara direkt në rrjedhën e lumit Treska, përcjell in7.
Komuna e Sarajit udhëhiqet nga Blerim Bexheti i BDI-së, ndërsa problemi me mbeturinat në territorin e kësaj komune nuk po gjen zgjidhje prej vitesh.




















