Connect with us

Sport

Shkëndija zyrtarizon trajnerin e ri, rikthehet Bruno Akrapovic!

Publikuar

Shkëndija zyrtarizon pasuesin e Ernest Gjokës. Kuqezinjtë tetovarë kanë rikthyer në stol pas 5 vitesh një emër të njohur, pikërisht boshnjakun Bruno Akrapovic i cili në të kaluarën e ka drejtuar Shkëndijën nga dhjetori i 2015-ës deri në tetor të 2016-ës duke regjistruar rezultate të kënaqshme. Klubi nuk bën të ditur kohëzgjatjen e kontratës së Akrapovic i cili gjatë viteve të fundit të karrierës ka drejtuar më së shumti në Bullgari teksa ka qenë trajneri i Lokomotiv Plovdiv dhe CSKA së Sofies.

NA NDIQ NË FACEBOOK