Connect with us

Shëndetësi

Shenja që tregojnë se kur duhet të shqetësoheni për nishanet tuaja

Publikuar

Mund të jetë e vështirë të identifikohet nëse nishanet janë shkak për shqetësim, e ndonjëherë është e vështirë edhe të njohësh nëse shenjat dhe nishanet në lëkurën tuaj janë të reja, ose nëse ato kanë ndryshuar.

Ekspertët thonë se zonat më të prekura te gratë janë këmbët, dhe tek meshkujt është pjesa e pasme, dhe një kontroll i thjeshtë në shtëpi duke përdorur udhëzuesin e mëposhtëm mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ndonjë nishan ose shenjë e lëkurës janë shkak për shqetësim, shkruan Mirror, përcjell Klankosova.tv

Asimetria

Nishanet jo kancerogjene janë tipike uniforme dhe simetrike në formë, ndërsa melanoma shpesh është asimetrike.

Ngjyra

Në lidhje me lezionet shpesh duket se janë më shumë se një ngjyrë ose hije. Nishanet që janë beninje janë zakonisht njëngjyrëshe.

Diametri

Rritjet e melanomës janë shpesh më të mëdha se 6 mm në diametër, që është afërsisht e njëjtë me diametrin e një lapsi standard.

Evolucioni

Nishanet shqetësuese shpesh do të ndryshojnë karakteristikat, të tilla si madhësia, forma ose ngjyra. Ndryshe nga shumica e nishaneve beninje, melanoma tenton të ndryshojë me kalimin e kohës.

The post Shenja që tregojnë se kur duhet të shqetësoheni për nishanet tuaja appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK