Lajme
Sela: Diaspora shqiptare kudo që ndodhet është e gatshme gjithmonë për bashkëveprim

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela po vijon takimet intenzive me diasporën shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale të Tetorit, transmeton ZYRTARE.net
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Sela ka njoftuar se ka zhvilluar një takim vëllazëror me drejtuesit e Lobit Euro-Atlantik, Shukri Ymeri, Skender Musliu dhe Sali Agushi.
“Diaspora shqiptare kudo që ndodhet është e gatshme gjithmonë për bashkëveprim.
Biseduam për mbështetjen që në vazhdimësi diaspora shqiptare u jep proceseve të cilat ne marrim mbi supe për ti çuar përpara. Na priftë e mbara!, ka shkruar Sela.
















