Connect with us

Sport

Samir Ujkani kalon te Empoli

Publikuar

më

Samir Ujkani është transferuar te Empoli nga Tornio

Ukjani është liruar pas dy sezoneve në Torino, raporton corrieredellosport.

Samir Ujkani është një portier i lindur më 5 korrik 1988. Lindur në Kosovë, në moshën gjashtëvjeçare ai u transferua me familjen e tij në Belgjikë ku filloi të luante në akademitë e të rinjve të Ingelmunster, përcjell Klankosova.tv.

Në verën e vitit 2007 ai u transferua në Palermo ku bëri debutimin e tij në Serie A në 2009.

Më pas u transferua në Novara, para se të kthehej për herë në Palermo, pastaj të luante në Chievo, përsëri në Palermo pastaj në Latina, Pisa, Cremonese, turqit e Çaykur Rizespor dhe në dy sezonet e fundit në Torino.

NA NDIQ NË FACEBOOK