Connect with us

Lajme

Rradhë dhe tollovi për vaksinim në poliklinikën e Çairit

Publikuar

Rritja e shpejtë e infektimeve të reja si dhe masat kufizuese të Qeverisë për vaksim obligativ ka bërë që të rritet numri i qytetarëve që duan të marrin vaksinën anticovid. Në poliklinikën e Cairit përveç interesimit për vaksinim nuk mungon as revolti i qytetarëve nga pritjet e gjata. Qytetrët thonë edhe pse janë me termin, koha e terminit ka kaluar dhe nga 2 orë presin për tu rivaksinuar.  

“Unë jamë për dozën e dytë koha termini I caktuar me ka kaluar”… 

“Kamë ardhur nga Koliçani kemi lënën punën për tu vaksinuar dhe asesi nuk mundë të vijmë në rradhë”… 

“Termin kamë në ora 9 e 50 ndërsa 2 orë jamë duke pritur.”, thanë qytetarët. Jane Sandanski, vaksinimi po rrjedh pa problem 

 Ndërkohë vaksinimi në poliklinikën Janë Sandanski po rrjedh pa problem.  

“Unë kamë ardhur për rivaksinim dhe nuk kishte ndonjël problem kemi kryer punë shumë shpejtë”…. 

“Kam pritur 20 min dhe gjithcka është në rregull.”, thanë qytetarët.

 Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 16.020 qytetarë, 8.914 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 561.912 persona. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.016.700 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 454.788 qytetarë “Vaksinimi po zhvillohet pa ndërprerje, ndërkaq vijon edhe vaksinimi në terren”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë./TVM2/

NA NDIQ NË FACEBOOK