Connect with us

Lajme

Revoltohet Jozefina Topalli, ja arsyeja

Publikuar

Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli është revoltuar nga një deklaratë e Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme, i cili tha dy ditë më parë se ka takuar Topallin në vitin 1988 në ish-uzinën e telit.

Tepër e revoltuar nga kjo shpifje sipas saj, Topalli thotë se i ka dëgjuar këto edhe në kohën kur ishte në parlament. Ndryshe ng atëherë kur mërzitej, ish-Kryetarja e Parlamentit shprehet se sot ndjen vetëm neveri.

Jozefina Topalli më tej sqaron për publikun se ajo nuk mund të punonte në uzinën e telave për arsye se ajo kishte biografinë e keqe: “Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.”

Reagimi i Topallit:

Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.

Sot ndjej vetem neveri.

Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.

NA NDIQ NË FACEBOOK