Connect with us

Tech & Auto

Presidenti i Rezervës Federale të Minneapolis thotë se kriptovaluta është mashtrim

Published

on

Presidenti i Rezervës Federale të Minneapolis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Neel Kashkari, të martën pati disa fjalë të ashpra për tregun e kriptovalutës.

Bankieri qendror tha se ai nuk sheh ndonjë rast përdorimi për Bitcoin, kriptomonedha numër një në botë, dhe iu referua sektorit më të gjerë të aseteve dixhitale si një sektor që është i lidhur kryesisht me mashtrimet dhe thashethemet.

“Kriptovaluta është 95 përqind mashtrim, e hiperbolizuar, zhurmë dhe konfuzion,” tha Kashkari, duke folur në Samitin Vjetor Rajonal Ekonomik të Veri -Perëndimit të Paqësorit në Big Sky, Mont.

Çmimet e Bitcoin ishin në 44 mijë e 993 dollarë, me një rënie prej 2.4 përqind në CoinDesk të martën. Ndërkohë, Ethereum, 0.08 përqind në blockchain. Ethereum po ndryshonte dorën në  3 mijë e 069, zbritur 3 përqind, ndërsa monedha Dogecoin, +0.28 përqind po tregtohej në rreth 30 cent, me 5.1 përqind.

Kriptovaluta ka fituar tërheqje midis investitorëve institucionalë në vitin 2021, por ende shihet si një tregti spekulative dhe shumë e rrezikshme në krahasim me tregjet tradicionale, përcjell Klankosova.tv.

Kashkari gjithashtu ofroi disa nga pikëpamjet e tij mbi planet e politikës monetare, duke vënë në dukje se ai ende sheh si “shumë të ngadaltë”  tregun e punës në SHBA, dhe sugjeroi se atij mund t’i duhen disa raporte të tjera pune të forta para se të jetë i prirur të mbështesë një shtytje për të zvogëluar blerjet mujore të bankës qendrore prej 120 miliardë dollarësh në thesar dhe letra me vlerë të mbështetura nga hipoteka.

 

.

NA NDIQ NË FACEBOOK