Connect with us

Sport

Premier League “ndizet” me Tottenham-City, Barcelona nis epokën post-Messi ndaj Sociedadit

Publikuar

Tjetër përplasje e madhe në javën e parë të Premier League-s, kampionatit me spektakolar në rruzull. Këtë të diel, në orën 17:30, në “Tottenham Hotspur Stadium” të Londrës Manchester City do të nisë mbrojtjen e titullit duke pasur përballë Tottanhamin, kundërshtar të cilit kërkon t’i rrëmbejë me çdo kusht sulmuesin Harry Kane.

Citizens, në fakt, e nisën me disfatë sezonin e ri, pasi u mposhtën në “Community Shield” nga Leicester City, ndaj është e papranueshme për skuadrën e Guardiolës të bëjë një tjetër hap të gabuar, këtë herë në kampionat. Në fakt, Nuno Espirito Santo, nuk e ka grumbulluar për këtë ndeshje Kane, pasi sulmuesi i “Tre Luanëve” e ka nisur vetëm pak ditë më parë stërvitjen, nga ana tjetër, Pepit do t’i mundojnë për arsye dëmtimi De Bruyne dhe Foden, ndërsa Ederson, Walker, Gabriel Jesus, Stones e Sterling janë lënë pushim.

Një tjetër ndeshje interesante e kësaj të diele në SuperSport vjen nga LaLiga dhe do të luhet në “Camp Nou” në orën 20:00. Bëhet fjalë për Barcelona – Real Sociedad, që do të zhvillohet me praninë e tifozëve, por kuptohet jo të Lionel Messit, tashmë pjesë e PSG-së në Ligue 1. Nis epoka post-Messi në klubin katalan, që vetëm në orët e fundit ka federuar në ekipin e parë edhe Rey Manajn, të cilit I jepet shansi i jetës pasi “blaugranat” kanë nevojë për sulmues pas largimit të “yllit” argjentinas dhe dëmtimit të Agueros.

Më herët, në 17:30, Atletico e Madridit do të nisë fushatën për mbrojtjen e titullit kampion në fushën e Celta Vigos, skuadër të cilën ka mundur të mposhtë vetëm një herë në katër sfidat e fundit në LaLiga.

Transmetimet e futbollit në SuperSport nisin që në orën 13:00 me ndeshjen e kampionatit francez, Angers-Lyon, ndërsa në 20:45 po nga kjo ligë do të transmetohet Marsielle-Bordeaux.

Nga Bundesliga, në orën 15:30 të pasionuarit e futbollit gjerman mund të shijojnë Mainz-Leipzig, ndërsa në 17:30 Koln – Hertha Berlin. Eredivizie këtë të diel përfaqësohet në Supersport me Willem II – Feyenoord, ndeshje që nis në 16:45   

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK