Connect with us

Lajme

Fluks i pacientëve me koronavirus në Tetovë, mendohet për masa të reja restriktive

Publikuar

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19 në Madeoninë e Veriut.

Sipas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, gjendja më kritike është në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë, ku po mbushen repartet infektive. Analizë e bërë një javë më parë tregoi se deri në 40 për qind e të shtruarve në spital në atë kohë kanë dhënë të dhëna epidemiologjike se kanë qenë një ndonjë aheng. Filipçe nuk është optimist për atë që na pret në javët e ardhshme.

Nga ministria e shëndetësisë njoftojnë se do të mendohet edhe për masa shtesë lokale, për të cilat do të bisedohet nesër.

Apelohen qytetarët t’i respektojnë masat për mbrojtje personale me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të gjendjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK