Shëndetësi
Pesë ushqime që parandalojnë shfaqjen e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është një shqetësim shëndetësor mjaft serioz, i cili prek një numër të madh të grave dhe ndonjëherë edhe burrave.
“Ka shumë masa parandaluese të cilat mund të ndërmerren në nivel individual për të zvogëluar rrezikun. Ndërsa faktorët e rrezikut si gjinia, historia familjare e kancerit, mosha, historia personale e kancerit të gjirit ose sëmundja proliferative e gjirit dhe përkatësia etnike janë të pandryshueshme dhe nuk mund të ndryshohen, ato të modifikueshme patjetër që mund të parandalohen dhe kontrollohen”, ka thënë Dr. Jyoti Wadhaa, drejtor i Onkologjisë mjekësore dhe hematologjike në Indi.
Dieta është një nga faktorët e modifikueshëm dhe parandalues, e cila mund të përmirësohet duke përfshirë artikuj të caktuar ushqimorë në stilin e jetës suaj, transmeton Klankosova.tv
Në anën tjetër Dr. Geetika Mittal Gupta ka tjeksuar se rreth 13 përqind e grave zhvillojnë kancer të gjirit në një moment në jetën e tyre.
“Kjo është tronditëse, kështu që për të bërë gjithçka të mundshme, përpiquni të hani këto pesë ushqime që promovojnë shëndetin e gjirit. Mos harroni, shumë faktorë kontribuojnë në shëndetin e gjirit, jo vetëm dieta, por të hash ushqime të shëndetshme është diçka e lehtë që të gjithë mund ta bëjnë”, ka shtuar Dr. Gupta.
Më poshtë gjeni të renditura pesë ushqimet mrekullibërëse sipas Dr. Gupta kundër kancerit të gjirit:
Manaferrat: Ato janë të pasura me antioksidantë, të cilët janë treguar se mbrojnë kundër zhvillimit dhe përhapjes së qelizave të kancerit.
Salmoni: Peshku yndyror, si salmoni, është i pasur me yndyra omega-3, selen dhe antioksidantë që mund të mbrojnë kundër kancerit.
Brokoli: Perimet, përfshirë brokolin, përmbajnë komponime glukozinolate, të cilat kanë aftësi të larta antikancerogjene.
Fasulet dhe drithërat: Të dyja janë plot me fibra, të cilat mund të mbrojnë kundër kancerit të gjirit.
The post Pesë ushqime që parandalojnë shfaqjen e kancerit të gjirit appeared first on Klan Kosova.





















