Connect with us

Lajme

Përkeqësohet zjarri në Gorisht të Vlorës, flakët rrezikojnë puset dhe depot e naftës

Publikuar

Situata nga flakët në Gorisht të Vlorës është përkeqësuar, teksa zjarri ka marrë përmasa akoma edhe më të mëdha duke rrezikuar seriozisht puset e naftës dhe depot që gjenden aty.

Terreni kodrinor dhe era e fortë po bën përhapjen e flakëve. Mësohet se vetëm një zjarrfikëse nga Selenica ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për fikjen e flakëve, përcjell Klankosova.tv

Vatra e re e zjarrit u aktivizua rreth orës 18:00 në fshatin Gorisht.

Burime për Ora News kanë bërë me dije se zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK