Connect with us

Lajme

Pas tetë vitesh filluan të qarkullojnë autobusët në Tetovë

Publikuar

Pas tetë vitesh zvarritje, më në fund filloi transporti publik në Tetovë. Në 10 ditët e para, aq sa zgjat periudha testuese do të funksionojë vetëm një linjë, ndërsa banorët do të mund të shfrytëzojnë këtë linjë pa pagesë. Megjithatë që në ditën e parë, shoferët e autobusëve u përballën me vështirësi, shkaku i komunikacionit të ngarkuar, e sidomos parkimeve vend e pa vend.

Bileta për udhëtim nëpër qytet do të kushtojë 20 denarë në të pesë autobusët të cilët do t’i drejtojnë 12 shoferë. Por, mbetet ende e paqartë se ku do stacionohen autobusët dhe ku do të bëhet mirëmbajtja e tyre, raporton Alsat.

NA NDIQ NË FACEBOOK