Connect with us

Shëndetësi

Papa thotë se vaksinat janë të sigurta, efektive dhe një “akt dashurie” (VIDEO)

Publikuar

Papa Françesku është duke shtuar zërin e tij në një fushatë për të kapërcyer skepticizmin e vaksinave, duke lëshuar një njoftim të shërbimit publik duke këmbëngulur se vaksinat janë të sigurta, efektive dhe një “akt dashurie”.

Video mesazhi i publikuar të mërkurën i drejtohet një auditori global, por I fokusuar veçanërisht drejt Amerikës.

Ajo u prodhua nga Vatikani dhe Këshilli i Reklamave, i cili ka prodhuar një sërë reklamash pro-vaksinash në një përpjekje për të vaksinuar më shumë njerëz.

Në komentet e tij, Françesku tha se “të kontribuosh për të siguruar që shumica e njerëzve të vaksinohen është një akt dashurie”.

Ai kishte theksuar në fillim të pandemisë nevojën për të siguruar qasje të barabartë në vaksinë, veçanërisht për të varfërit.

Por i ballafaquar me skepticizmin në rritje në lidhje me vaksinat veçanërisht në mesin e konservatorëve fetarë, Vatikani ka premtuar një përpjekje të gjithanshme për të kapërcyer hezitimin dhe për të inkurajuar vaksinimin e përhapur, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Vatikani ka deklaruar se është moralisht e pranueshme që katolikët të marrin vaksina kundër COVID-19, përfshirë ato të bazuara në hulumtimet që kanë përdorur qeliza të nxjerra nga fetuset e abortuara.

The post Papa thotë se vaksinat janë të sigurta, efektive dhe një “akt dashurie” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK