Connect with us

Bota

Palestinezët me gjest të madh, ndihmojnë Izraelin kundër zjarreve

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Beni Ganc, ka falënderuar administratën Palestineze, që kishte dërguar disa kamionë zjarrfikës në Izrael për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve nëpër pyje në kodrat përreth Jeruzalemit.

“Do të doja të falënderoj Kryesuesin e administratës së Palestinës, Mahmud Abasin për nismën e tij. Solidariteti dhe shpëtimi i jetëve të njerëzve është në interesin e të gjithë neve” – ka publikuar në Tuitter, Ministri izraelit Beni Ganc.

Palestinezët kishin dërguar katër kamionë dhe 20 zjarrfikës për të ndihmuar në Izrael.

Ministri i Jashtëm izraelit Jair Lapid ndërkohë ka falënderuar Greqinë, Jordanin dhe Qipron për gatishmërinë për të dërguar ekipe dhe aeroplanë për shuarjen e zjarreve, por ka thënë se ndihma ndërkombëtare tashmë nuk nevojitet.

Megjithatë, Izraeli ka pranuar ofertën e administratës Palestineze – njoftojnë mediat e Izraelit.

Zjarrfikësit izraelit tashmë tre ditë me radhë kanë shuar zjarre që kanë kapluar pyjet në perëndim të Jeruzalemit, ku janë evakuar disa banorë të vendbanimeve afër zjarreve.

Administrata Palestiznes sot për herë të tretë ka ofruar ndihmë për Izraelin në shuarjen e zjarreve. Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe në vitin 2010 dhe 2016.  /KlanMacedonia