SKENA
Pajtohen çifti i njohur, do të rikthehen sërish në Përputhen

Sara dhe Atdheu duket se janë rikthyer sërish së bashku. Çifti që u nda vetëm pak javë më parë, bëri me dije se nuk do të kishin kurrë një mundësi të dytë për njëri-tjetrit.
Megjithatë, ditën e sotme përmes një “live” në rrjete sociale ata treguan se janë bashkë dhe pavarësisht se pushimet i kaluan të ndarë dhe larg, kanë komunikuar me njëri-tjetrin tërë kohës.
“Pse bën sikur nuk ke folur më mua. Ti ke folur përditë me mua. Natë e ditë. Sa herë zgjohesh në mëngjes, sa herë të zë gjumi në darkë. Do t’i tregoj thirrjet këtu?”, shprehet bukuroshja bionde. Më pas Atdheu e ngacmon “Po ti thua që e kam shok Atdheun”. “Unë s’të kam thënë që të kam shok. Kam thënë që i kemi raportet shumë mirë. Nuk do i themi të gjitha këtu”, ka vazhduar Sara.
Më pas gjatë videos, Atdheu i thotë herë pas herë Sarës ta ngrejë telefonin në mënyrë që mos t’i duken bikinit, por vetëm fytyra, duke u sjellë kështu si një i dashur xheloz.
Ditë më parë Sara përmes një bisede me ndjekësit tha se është në lidhje dhe ja për kë paska qenë fjala.
















