Connect with us

Bota

Origjina e Covidit, çfarë ka në dorë CIA?

Publikuar

më

Origjina e Covid-it është një çështje që ka shkaktuar shumë polemika në mbarë botën. Agjencitë amerikane të zbulimit dhe Inteligjencës si CIA do t`i dërgojnë Presidentit Biden këtë muaj një raport në të cilin shqyrtohen dilemat mbi dy teoritë kryesore rreth origjinës së koronavirusit. Sipas Teorisë së parë, virusi doli aksidentalisht nga një laborator në Wuhan të Kinës. Ndërsa sipas teorisë së dytë COVID-i u transmetua tek njerëzit nëpërmjet kontaktit me një kafshë të infektuar. Edhe pse virusi mban të mbërthyer planetin prej 18 muajsh, përsëri mbetet enigmë origjina e tij. Para një viti, zyrtarja më e lartë e agjencisë amerikane CIA paralajmëroi se agjencitë e inteligjencës ndoshta nuk do ta zbulojnë kurrë se nga “doli” koronavirusi.

Çështja është kthyer në një debat të fuqishëm në Kongresin amerikan, ku shumica e demokratëve po presin me padurim raportin. Nga ana tjetër, republikanët kanë publikuar një tjetër raport ku tregojnë se Instituti i Virologjisë në Wuhan të Kinës është i përfshirë në hulumtime të rrezikshme të manipulimit të kodit gjenetik të virusit, por kjo teori është hedhur poshtë nga zyrtarët e inteligjencës amerikane. Ligjvënësi republikan në një deklaratë për Zërin e Amerikës ka thënë se ka shumë prova që tregojnë që virusi është krijuar në një laborator në Wuhan dhe ka dalë aksidentalisht prej andej.

Ai gjithashtu është shprehur se qeveria kineze po fsheh të dhëna të rëndësishme mbi infeksionet e mundshme që në fillim të shtatorit të vitit 2019. “Mendoj se OBSH-ja ishte shumë joefektive në paralajmërimin e botës për pandeminë. Ata kanë qenë shumë të pasuksesshëm në hetimin e virusit. Përfundimisht, gjetjet nga shkencëtarët kryesorë gjenden në arkivat e laboratorit të Wuhan-it, dhe Pekini nuk do t’i publikojë”. Zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se Presidenti Joe Biden në maj u ka kërkuar agjencive të zbulimit që brenda 90 ditësh të hartonin një raport të thelluar mbi origjinën e koronanvirusit. Raport pritet të dërgohet këtë muaj.

Lajme24 minutes ago

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Lajme30 minutes ago

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

Lajme44 minutes ago

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Lajme45 minutes ago

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Maqedoni2 hours ago

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë3 hours ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni3 hours ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë3 hours ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni4 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri4 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme5 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

NA NDIQ NË FACEBOOK