Connect with us

Tech & Auto

OnlyFans anulon vendimin për ndalim të përmbajtjeve seksuale

Published

on

OnlyFans ka hequr dorë nga një politikë e re që do të kishte ndaluar përdoruesit të postonin materiale “seksualisht eksplicite”.

Platforma e abonimit në internet e njohur për përmbajtjen për të rritur, njoftoi se nuk do të zbatojë ndryshimin e planifikuar për 1 tetor.

“Ne kemi siguruar garancitë e nevojshme për të mbështetur komunitetin tonë të ndryshëm të krijuesve dhe kemi pezulluar ndryshimin e planifikuar të politikës së 1 tetorit,” shkroi OnlyFans në Twitter.

Kthesa e kompanisë vjen pas njoftimit të saj javën e kaluar se do të ndalojë imazhet dhe videot që tregojnë “sjellje eksplicite seksuale”.

OnlyFans më vonë thanë se politika e ndalimit ishte në përputhje me kërkesat e partnerëve të saj bankar dhe ofruesve të pagesave.

Platforma, ku fansat paguajnë kreatorët për fotot dhe videot e tyre, u krijua në vitin 2016, shkruan SkyNews, përcjell Klankosova.tv.

Faqja krijoi një vend për ekonominë në rritje të kreatorëve që po fitojnë para direkt nga fansat përmes platformave të mediave sociale.

OnlyFans aktualisht po përballet me hetime tatimore në juridiksione të shumta dhe po lufton kundër një gjobë prej më shumë se 11 milionë eurove në Mbretërinë e Bashkuar.

Një gjykim në atë rast është duke u pritur për sqarim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com