Connect with us

Lajme

Filipçe: Nuk do të ketë mësim online për Kërçovën dhe Strugën

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konfirmoi se Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon msëim online për Kërçovën dhe Strugën, transmeton TV21.

“Mëngjesin e sotëm Komisioni për Sëmundje Infektive ka shqyrtuar këto kërkesa, dhe është vendosur që kërkesat të mos pranohen, respektivisht që edhe atje shkollat duhet të nisin mësimin me prezencë fizike”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër I Shëndetësisë.

Kujtojmë që autoritetet lokale në Strugë dhe Kërçovë, ditë më parë kërkuan që për shkak të gjendjes me Covid-19 mësimi të zhvillohet online në këto dy komuna.

NA NDIQ NË FACEBOOK