Tech & Auto
Njihuni me Persephone – robotin që iu tregon vizitorëve mrekullitë e shpellës (VIDEO)

Një robot i quajtur Persephone po udhëzon vizitorët nëpër një shpellë të lashtë greke e njohur për grupin e saj të jashtëzakonshëm të stalaktiteve dhe stalagmiteve
Roboti flet 33 gjuhë dhe i njofton njerëzit me formacionet nëntokësore përgjatë një vendkalimi të arritshëm të shpellës Alistrati që ndodhet 135 kilometra në verilindje të Selanikut.
Roboti u quajt me emrin Persephone, vajza e perëndisë greke Zeus, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Sipas legjendës, Persefoni po merrte lule në një fushë pranë shpellës kur Plutoni, perëndia e nëntokës hapi tokën dhe e rrëmbeu.
Plutoni – i njohur edhe si Hades – rrëmbeu Persefonin pasi Zeusi i dha leje që të merrte vajzën e tij si grua.
Roboti ka ftuar njerëz në këtë nëntokë që nga mesi i korrikut, transmeton Klankosova.tv.
.