Connect with us

Ndryshe

Një tjetër qytet shqiptar do të ndryshojë emrin, ja arsyeja

Publikuar

Një tjetër qytet shqiptar do të ndryshojë emrin për ta larguar emërtimin sllav

Pas ndryshimit të emrit të bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, Çorovoda është nisma e radhës. Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvendësohet me qyteti Skrapar.

Pritet që nisma të kalojë në këshillin bashkiak dhe më pas të shqyrtohet në komisionet parlamentare në formën e një projektligji.

Nisma do të udhëhiqet prej kryebashkiakut të Skraparit, Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës. Bashkia Skrapar së bashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit..