SKENA
Një tjetër çift i Përputhen i jep fund lidhjes së dashurisë

Pak javë më parë, ish konkurrentja e Përputhen +40, Stela Nikolla bëri me dije se lidhja e saj me Çimin kishte përfunduar.
Pas kësaj ndarje, duket se edhe një çift tjetër i krijuar në Përputhen i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Bëhet fjalë për Gilbertën dhe Ilirin. Në një postim në rrjetet sociale, Gilberta ka treguar se nuk është më me Ilirin dhe se po e shijon verën e lirë.
“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë, po shijoj verën. E vërtetë. E hapur, e kthjellët. Jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit. Njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në fatë azë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruan Gilberta në deklaratën e saj./ CNA.al
















