Lajme
“Nguleni mirë në kokë!”/ Rama ia thotë troc deputetëve: Nuk e…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur në pallatin e brigadave deputetë të rinj dhe të vjetër, për të diskutuar për vizionin e mandatit të tretë qeverisës.
Rama: Duhet të përgatitemi për operacione të reja e të vështira, për vendime jo të lehta, për punë aspak të lehta. Duhet të jenë të gatshëm për të hequr dorë nga lojëra të vjetra në dëm të punës dhe imazhit të PS.
Të gjithë të jenë të angazhuar që secili ta luftojë nepotizmin dhe klientelizmin dhe ta ngulin mirë në kokë që ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, për të sistemuar njerëz që nuk e meritojnë të punojnë për shtetin shqiptar, të përfaqësojnë PS apo ndërhyrjet për procese tenderash janë armiqësore me qëllimet e të gjithë atyre që na dhanë besimin e atyre që na dhanë votën për të drejtuar vendin.




















