Connect with us

Lajme

Nesër skadon afati për aplikim për shujtën studentore

Publikuar

më

Të martën, 31 gusht, skadon afati për aplikimin për racion studentor të subvencionuar për të gjithë studentët e rregullt në universitetet shtetërore dhe private në vend, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Ne u bëjmë thirrje studentëve aktualë, sot dhe nesër të plotësojnë aplikimin, në mënyrë që ata të marrin pagesën e parë në vlerë prej 2,400 denarë në fillim të tetorit të këtij viti. Afati i ardhshëm i aplikimit për këtë subvencion është nga 1 deri më 31 tetor 2021, për studentët nga viti i ri akademik dhe ata që nuk janë regjistruar në semestrin veror”, thonë nga MASh-i.

Mënyra e aplikimit është online, pra regjistrimi bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit www.e-uslugi.mon.gov.mk dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente – aplikimi dhe deklarata për saktësinë e të dhënave dhe të dhënat e llogarisë personale të transaksionit.

“Racioni i subvencionuar i studentëve është një zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila lehtëson ndjeshëm jetën e të rinjve gjatë studimeve të tyre, pra ata marrin 2,400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Sipas vlerësimeve të MASH, ne presim që kjo e drejtë të përdoret nga rreth 40,000 studentë”, thuhet më tej në kumtesë.

Deri më tani, 15,627 studentë kanë aplikuar për përdorimin e racionit të subvencionuar të studentëve./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK