Lajme
Nesër fillon rishikimi i Listës Zgjedhore në Maqedoni

KSHZ do të rishikojë të dhënat e reja në Listën e votuesve, të cilat do të përdoren në ditën e zgjedhjeve.
Brenda këtij afati, qytetarët duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim, fshirje ose shtesë në Listën zgjedhore me shkrim në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ -së ose t’i drejtohen në mënyrë elektronike Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë e duhura.
Afati i fundit për përfundimin e Listës Zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike, është 24 shtatori, ndërsa Lista Zgjedhore duhet të nënshkruhet përfundimisht deri më 1 tetor.















