Connect with us

Lajme

Në Tetovë dhe Gostivar shkollat e mesme do të fillojn online, filloret me prezencë fizike

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe së bashku me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe zv/ministrin e Shëndetësisë,

Iliri Hasani, kanë qëndruar në Tetovë ku kanë diskutuar lidhur me kërkesën e komunës së Tetovë për shtyrje të procesit edukativo arsimor për shkak gjendjes me koronavirusi.

Ministri Filipçe tha se është shqyrtuar kërkesa dhe është vendosur që shkollat e mesme në Gostivar dhe Tetovë të fillojnë me mësim online, ndërsa shkollat fillore me prezencë fizike.

Ai tha se ky vendim është marrë për shkak të situatës e cila është në këtë rajon.
Sipas Filipçes deri në 70 përqind e mësimdhënësve janë të vaksinuar dhe ky proces po rrjedh pa ndërprerë.

NA NDIQ NË FACEBOOK