Lajme
Në shuarjen e zjarreve dje janë angazhuar 563 nëpunës policorë

Gjatë 24 orëve të kaluara në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në mbarë territorin e shtetit janë angazhuar 563 nëpunës policorë.
Siç njoftuan sot nga MPB, janë realizuar 224 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 164 automjete motorike. Në terren janë edhe pjesëtarët e të gjitha njësive speciale të policisë.
MPB apelon respektim rigoroz të ndalesës për lëvizje në pyje, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave mexhave dhe kallamishteve, të mos hidhen shishe xhami dhe sende tjera të cilat nëse qëndrojnë një kohë më të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarr.
“Nevojitet vigjilencë maksimale dhe sjellje e përgjegjshme e çdo individi”, porosisin nga MPB.











