Lajme
Në Kumanovë zbarkon ushtria në luftën kundër zjarreve

Në Komunën e Nagoriçit të Vjetër afër Kumanovës, vatrat e djeshme të zjarrit janë vënë nën kontroll. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy zjarre të reja, të cilat sipas kryetares së Nagoriçit, Zhaklina Jovanovska rrezikojnë përhapjen e pakontrolluar. Jovanovska kërkon ndërhyrjen e autoriteteve.
“Të gjitha zjarret janë neutralizuar përveç dy zjarreve të reja që po i shihni në prapavijë. Presim ndihmën e shtetit dhe ardhjen e helikopterëve të cilët për momentin janë të gatshëm të aterojnë me qëllim stabilizimin e gjendjes që të mos dalë nga kontrolli. Në pjesën kur vini nga Kokino keni parë se i gjithë mali është bërë shkrumb e hi. Në këtë pjesë pishat janë akoma të shëndosha. Zjarret e treta rrezikojnë të zgjerohen nga ky lokacion. Do të jetë në pjesa në fshatin Bajllovcë deri në Komunën e Rankovcit”– thaZhaklina Jovanovska, Kryetare e Nagoriçit të Vjetër.















