Connect with us

Sport

Nagelsmann: Nuk e vendosëm mirë në fushë, kemi ende punë për të bërë

Publikuar

më

Epoka e Julian Nagelsmann nën drejtimin e Bajernit të Mynihut nisi me një barazim 1-1 në transfertë kundër Borusia Monchengladbachut. Trajneri 34-vjeçar analizoi ndeshjen e parë të Bundesligës duke e quajtur një takim argëtues për tifozët.

“Mendoj se ishte një ndeshje interesante, sidomos për spektatorët. Në fillim nuk e nisëm mirë, humbëm shumë topa dhe pësuam edhe gol, më pas u përmirësuam në 20 minutat e fundit të pjesës së parë dhe barazuam rezultatin. Edhe pjesën e dytë e nisëm fuqishëm dhe mund të kishim realizuar edhe dy gola të tjerë, por nuk ia dolëm”, deklaroi Nagelsmann.

Tekniku nuk i kurseu edhe kritikat ndaj skuadrës, sidomos në lidhjen me vendosjen në çaste të caktuara të ndeshjes, sepse gabimet e kryera në pozicionim i kushtuan edhe golin e pësuar.

“Vendosja duhet të jetë më e mirë në mënyrë që të kemi më shumë shanse për të ndalur sulmet e kundërshtarëve. Nëse do na jepet pak kohë jam i sigurt që do ta përmirësojmë këtë aspekt”, u shpreh tekniku bavarez.

Nagelsmann i cili këtë verë morri drejtimin e kampionëve të Gjermanisë është kritikuar nga tifozët jo vetëm për shkak të rezultateve jo të mira në ndeshjet përgatitore, sidomos pas humbjeve me Napolin e Kelnin, por edhe për faktin se si futbollist u rrit në sistemet zinxhir të Munchen 1860 duke qenë edhe kapiteni i skuadrës së 17-vjeçarëve.

Lajme13 minutes ago

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Lajme20 minutes ago

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

Lajme34 minutes ago

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Lajme34 minutes ago

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Maqedoni2 hours ago

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë3 hours ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni3 hours ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë3 hours ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni4 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri4 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme5 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

NA NDIQ NË FACEBOOK