Connect with us

Sport

Muriç shok skuadre me Balotellin, transferohet te Adana Demirspor!

Publikuar

Aro Muriç shok skuadre me Mario Balotellin. Portieri titullar i përfaqësueses së Kosovës është transferuar zyrtarisht te Adana Demirspor skuadër e sapongjitur në Superligën turke, ekip tek i cili në këtë sezon do të aktivizohet edhe ish-sulmuesi i Milanit dhe Manchester City-t Mario Balotelli. Muriç i cili sezonin e kaluar luajti në Holandë te Ëillem 2, është huazuar për një sezon te Adana Demirspor nga Manchester City, klubi që zotëron kartonin e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK