Connect with us

SKENA

Moderatorja e thotë troç/ Intervista më e dobët ka qenë me këtë konkurente të Përputhen

Publikuar

Moderatorja e njohur Erjona Rusi është shprehur pa doreza duke e cilësuar intervistën me ish konkurrenten e Përputhen Jasmina Kadriu si më të dobtën.

Përveç kësaj, e ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Eriona ka zbuluar se personazhi që nuk do të donte të intervistonte kurrë është Edi Rama.

Ndër të tjera u shpreh se intervista që ka shijuar më shumë është ajo me Zoran Zaev .

Pjesë nga intervista

Flori Gjini: Intervista më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

Erjona Rusi: E kam shijuar, sepse ishte shumë e rëndësishme, Zoran Zaev. Ka qenë madje intervista e parë e plotë për një media shqiptare, që ja kam marrë unë. Dhe ishte e para ku ai lëshoi ‘bombat’ e famshme të përgjimeve. Ishte e jashtëzakonshme.

Flori Gjini: Intervista më e dobët?

Erjona Rusi: Me një nga vajzat e Për’puthen, Jasmina.

Flori Gjini: Intervista që nuk do të doje të bëjë asnjëherë?

Erjona Rusi: Nuk jam shumë e bindur, por mbase Edi Ramën. Nuk do doja ta intervistoja./ CNA.al

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK