Connect with us

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë: 930 vaksina të administruara në gratë shtatzëna dhe gjidhënëse

Publikuar

më

Në Kosovë deri më sot janë administruar mbi 665 mijë vaksina kundër COVID-it, prej tyre 438 mijë e 895 qytetarë kanë marrë dozën e parë, ndërkaq 227 mijë e 581 janë imunizuar me dozën e dytë.

Por se si qëndrojnë këto shifra për gratë shtatzëna, Ministria e Shëndetësisë për Klankosova.tv, ka theksuar se bazuar në anamnezë, që u ofrohet qytetareve (femrave) ta plotësojnë në bashkëpunim me mjekun para vaksinimit, se a janë shtatzënë apo gjidhënëse, deri në fund të javës që shkoi janë vaksinuar 744 shtatzëna dhe gra gjidhënëse dhe gjithsej për këto kategori janë administruar 930 vaksina, ku disa prej  i kanë marrë të dyja dozat.

“Këto të dhëna janë pas datës 7 korrik kur anamneza ka filluar të plotësohet në mënyrë digjitale, që do të thotë se numri tyrei vaksinimit te kjo kategori është më i madh, nëse llogaritet që raste të vaksinimit nga kjo kategori ka pasur edhe në periudhën 29 mars – 7 korrik 2021”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë për Klankosova.tv

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vaksinimi i shtatzënave dhe grave gjidhënëse është përcjellë me një lloj ngurrimi në shumë vende, por të dhënat, sipas kësaj ministrie, po tregojnë se ka filluar të zbutet dhe numri i shtatzënave dhe grave gjidhënëse po vjen duke u rritur.

“Nuk është raportuar për probleme për te vaksinuarat nga kjo kategori, përkundrazi, ka mjaft raste kur vaksinimi i shtatzënave ka krijuar mbrojtje për të porsalindurit dhe gjithashtu imunitet edhe te foshnjat që ushqehen me qumësht të gjirit të nënës”.

The post Ministria e Shëndetësisë: 930 vaksina të administruara në gratë shtatzëna dhe gjidhënëse appeared first on Klan Kosova.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme59 minutes ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri2 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme3 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni4 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri5 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme6 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion7 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni7 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri8 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni8 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme9 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni10 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

NA NDIQ NË FACEBOOK