Connect with us

Sport

Milan fiton me rezultat të thellë kundër Cagliarit, shkëlqen Giroud (VIDEO)

Publikuar

Milan e ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Cagliarit me rezultat 4-1, në kuadër të javës së dytë në Ligue 1.

Golin e parë në ndeshje për Milanin e ka shënuar Sandro Tonali nga goditja e dënimit në minutën e 12-të, Alessandro Deiola në minutën e 17-të e ka barazuar për Cagliarin, kurse e ka kthyer epërsinë Brahim Diaz në minutën e 17-të.

Olivier Giroud e ka shënuar golin e tretë në ndeshje për Milanin në minutën 24-të, ndërsa të katërtin  francezi e shënoi në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë kishte shumë raste nga të dy anët, por që nuk kishte gola, me këtë rezultat 4-1 përfundoi ndeshja.

Milan në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Lazios, Cagliari me Genovan. /Klankosova.tv./

NA NDIQ NË FACEBOOK