SKENA
Me këto fjalë Arjan Konomi thumbon keq Mevlanin

Opinionisti i Përputhen Arjan Konomi ka vendosur që në pushimet e tij të eksplorojë botën.
Së fundi, Konomi ka treguar se ndodhet në Detin e Karaibeve, nga ku dhe ka publikuar një foto.
Krahas postimit Arjani shkruan: Më mirë një i shëtitur apo një i ditur? Populli e ka thënë me kohë dhe që fëmijë më ka bërë përshtypje kjo frazë e vendosa të udhëtoj sa më shumë. Deti i Karaibeve . Oqeani Atlantik.
Të shumta kanë qenë komentet në këtë postim, por ai që ka tërhequr vëmendjen dhe ka shkaktuar reagime ka qenë i Mevlanit, i cili shkruan: Byrazer qenke bërë kolumbjan.
















