Connect with us

Shëndetësi

Mbipesha gjatë shtatzënisë ndikon në inteligjencën dhe sjelljen e fëmijës

Publikuar

Gratë të cilat janë mbipeshë, obezë, para dhe gjatë shtatzënisë, kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë që zhvillojnë vështirësi njohëse dhe të sjelljes përderisa plaken, zbuloi një studim i botuar të enjten nga JAMA Netëork Open.

Për këtë studim, u analizuan të dhënat për 11 mijë shtatzëna dhe pasardhësit e tyre.

Sipas studimit, fëmijët e lindur nga gra që ishin mbipeshë kishin rezultate më të ulëta të IQ-së dhe të sjelljes gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës sesa ata të lindur nga njerëz me një peshë të shëndetshme.

Gratë me mbipeshë gjithashtu kishin norma më të larta të presionit të gjakut gjatë shtatzënisë, diabet gestacional dhe lindje të parakohshme, transmeton Klankosova.tv

Diabeti i nënës rrit rrezikun e obezitetit te fëmijët deri në moshën 10 vjeçare.

“Ne zbuluam se një nënë me peshë më të madhe në shtatzëninë e vonë kishte fëmijë me performancë më të dobët në testet e njohjes dhe sjelljes në fëmijëri dhe adoleshencë,” ka thënë bashkautorja e studimit Dr.Emily Oken për UPI.

Rreth 40 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë obezë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Është e rëndësishme që gratë të përpiqen të hyjnë në shtatzëni me shëndet të mirë, përfshirë arritjen e një peshe të shëndetshme nëse është e mundur dhe gjithashtu të sigurohen që ato të kontrollohen për kushte shëndetësore të tilla si diabeti ose presioni i lartë i gjakut,” ka thënë Oken.

The post Mbipesha gjatë shtatzënisë ndikon në inteligjencën dhe sjelljen e fëmijës appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK