Connect with us

Lajme

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 95 refugjatë afganë

Publikuar

Momente më parë në Aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i radhës me refugjatë afganë.

Fjala është për 95 persona, njofton Klankosova.tv.

“Mbërrin në Rinas avioni nga Kabuli me 95 pasagjerë, 2 prej të cilëve foshnje”, ka konfirmuar për Klankosova.tv Zëdhënësja e Ministrisë Jashtme e Shqipërisë, Albana Qehaja.

Refugjatët janë pritur nga Ministrja Xhaçka dhe Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Të enjten në Shqipëri kanë arritur 121 afganët e parë në kuadër të procesit të evakuimit, pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

The post Mbërrijnë në Shqipëri edhe 95 refugjatë afganë appeared first on Klan Kosova.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK