Connect with us

Lajme

MASH: Viti i ri shkollor nis më 1 shtator

Publikuar

60% E MËSIMDHËNËSVE – TË VAKSINUAR


Rreth 60 % nga gjithsejt 31.447 personave të punësuar nëpër shkolla, janë vaksinuar kundër covid 19, thotë Ministria e Arsimit dhe Shkencës duke shtuar se viti shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Nga MASH-i thonë se shkollat përgatiten për tre skenare për vitin e ri shkollor.

MASH

“Skenari i parë, për të cilën edhe zotohemi, sepse është në interesin më të mirë të nxënësve dhe nuk ka alternativë tjetër, është hapja e plotë e shkollave dhe të gjithë nxënësit të jenë në klasa, në pajtim me protokollet anticovid. Skenari I dytë parashikon që mësimi të zhvillohen njëjtë si viti shkollor 2020-2021 vit i cili u dëshmua si I suksesshëm dhe efiklas- një pjesë e nxënësve të ndjekin mësim me prezencë fizike me protokoll anticovid, kurse një pjesë ta ndjekin mësimin online, kurse skenari i tretë parasheh rotacionin e nxënësve një javë në shkolla ose online, që të mos ketë një mbyllje të plotë të shkollave.

Se cila nga tre skenarët do të miratohet, varet nga pasqyra epidemiologjike, kurse vendimin do ta marrë Komosioni për Sëmundje Infektive.

Ndërkohë nga të dhënat e autoriteteve të shëndetësisë 8.202 qytetarë kanë pranuar dozën e parë të vaksinës gjatë ditës së djeshme, ndërkaq gjithësej u vaksinuan 14.928 qytetarë, në total janë aplikuar 998.876 doza të vaksinës në gjithë vendin ndërkaq 446.613 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 66% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksines, 63% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksinës,ndërkaq  59% e popullsia mbi 60 vjeç  si dhe 48% e popullësisë mbi 50 vjec janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës. /KlanMacedonia

NA NDIQ NË FACEBOOK