Kosovë
Masat e reja anti-COVID, Vitia: Nga 20 gushti mbyllen klubet e natës, ndalohen dasmat dhe ahengjet tjera

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozim vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen ahengjet familjare, si dasma e fejesa.
Ai u shpreh se nga momenti i publikimit të vendimit, do të shkurtohet edhe orari i gastronomisë./Zhurnal















