Connect with us

Shëndetësi

Maqedoni e Veriut: Dy të vdekur dhe 143 raste të reja me COVID-19

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 143 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut 158 mijë e 164 persona janë infektuar me virusin korona, janë shëruar 150 mijë e 556 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 509 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 2 mijë e 99 raste aktive.

The post Maqedoni e Veriut: Dy të vdekur dhe 143 raste të reja me COVID-19 appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK